Stoltenberg: NATO është një platformë për dialogun Turqi-Greqi

“Si Turqia, ashtu edhe Greqia vlerësohen si Aleatë dhe NATO përbën një platformë për dialog”, ka shkruar Jens Stoltenberg në «Twitter» pas bisedës telefonike me Presidentin Erdoan.

1496499
Stoltenberg: NATO është një platformë për dialogun Turqi-Greqi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas bisedës telefonike me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri një postim në «Twitter».

“Me Presidentin Erdoan bisedova mbi situatën në Mesdheun Lindor dhe përpjekjet që vazhdojnë në kuadër të NATO-s mbi procedurat e dekonfliktimit ushtarak për të parandaluar incidentet dhe aksidentet e padëshirueshme. Si Turqia, ashtu edhe Greqia vlerësohen si Aleatë dhe NATO përbën një platformë për dialog”, shkruan Stoltenberg.



Lajme të ngjashme