Siri - Ushtria e Lirë Siriane zmbraps tentativën e YPG/PKK-së për infiltrim

Tentativa e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK për t’u infiltruar në nënprefekturën Resulayn që ndodhet në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë, u parandalua nga ushtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane.

1496551

Sipas informatave të marra nga divizioni “Hamza”, pjesë e Ushtrisë së Lirë Siriane, terroristët e YPG/PKK-së, të cilët vazhdojnë me pushtimin e zonës në lindje të lumit Eufrat, mbrëmë gjatë orëve të vona tentuan të infiltrohen nëpërmjet vijës frontale në zonën rurale të fshatit Al-Kasimiye.

Pas kësaj mes ushtarëve të Ushtrisë së Lirë Siriane dhe terroristëve u jetua një përleshje e fuqishme dhe u zmbraps tentativa për infiltrim.

Bëhet e ditur se gjatë përleshjeve në radhët e Ushtrisë së Lirë Siriane nuk pati humbje.

Lajme të ngjashme