Iran – Javad Zarif: Hapat tona në Siri i koordinojmë me Rusinë dhe Turqinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Mohammad Javad Zarif, deklaroi se çështja e Sirisë kërkon një koordinim të veçantë dhe se ata ndërmarrin hapa adekuate me Rusinë dhe Turqinë.

1496608
Iran – Javad Zarif: Hapat tona në Siri i koordinojmë me Rusinë dhe Turqinë

Javad Zarif shkoi mbrëmjen e së mërkurës për kontakte zyrtare në kryeqytetin Moskë të Rusisë, ku bëri deklarata të rëndësishme për median iraniane.

“Ne kemi një bashkëpunim të mirë me Rusinë dhe unë jam këtu për të kërkuar rrugët e zhvillimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Rajoni ynë ka probleme serioze. Çështja e Sirisë kërkon një koordimin special. Ne i koordinojmë hapat tona në Siri me Rusinë dhe Turqinë në kuadër të negociatave të Astanës”, u shpreh ai.

Shefi i diplomacisë iraniane tha se ata do të diskutojnë gjithashtu për negociatat e paqes ndërmjet talebanëve dhe qeverisë në Afganistan.

Duke reaguar ndaj pretendimeve se francezët duan që ai të bisedojë me autoritetet ruse edhe çështjen e Libanit, Zarif u shpreh me këto fjalë: “Ne mund të flasim për Libanin me Rusinë, por ky nuk është një prioritet. Unë nuk mendoj se kam negociuar me autoritetet franceze mbi Libanin.”



Lajme të ngjashme