Franca do të pranojë 500 migrantë të mitur nga kampi Moria

Franca do të mirëpresë 500 të mitur migrantë, të cilët arritën t’i mbijetojknë zjarrit që shkatërroi kampin Moria në ishullin grek të Midilli (Lesbos), ka thënë Sekretari francez i Shtetit për Çështjet Evropiane, Clément Beaune.

1496724
Franca do të pranojë 500 migrantë të mitur nga kampi Moria

Në një intervistë për televizionin RTL, Sekretari francez i Shtetit për Çështjet Evropiane, Clément Beaune tha se Franca tashmë është zotuar të pranojë 350 të mitur. "Ne do të angazhohemi për të mirëpritur edhe 150 fëmijë të vegjël," shtoi ai.

Disa zjarre shpërthyen brenda dy javësh në kampin e migrantëve Moria. Policia dhe zjarrfikësit u dërguan në vendin e ngjarjes ndërsa forcat e rendit vendosën barrikada për të parandaluar migrantët që dëshironin të marshonin drejt qendrës së qytetit.

Kampi me gati 12.500 azilkërkues është karantinuar për shkak të 35 rasteve të koronavirusit që janë zbuluar që nga java e kaluar.

 


Lajme të ngjashme