Macron: E respektojmë Turqinë dhe jemi të gatshëm për dialog

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se “E respektojmë Turqinë dhe jemi të gatshëm për dialog”.

1495714
Macron: E respektojmë Turqinë dhe jemi të gatshëm për dialog

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se “E respektojmë Turqinë dhe jemi të gatshëm për dialog”.

Emmanuel Macron mori pjesë në Asamblenë e 75-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) përmes videomesazhit për shkak të epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

Macron bëri të ditur se dialogu efektiv është i nevojshëm për të parandaluar mundësinë e konfliktit në Mesdheun Lindor dhe për të respektuar të drejtën ndërkombëtare, ndërsa rikujtoi se kjo thirrje u bë në Samitin e vendeve të Evropës Jugore anëtare të Bashkimit Evropian (BE) të mbajtur në Korsikë.

“Ne respektojmë Turqinë dhe jemi të gatshëm për dialog./.../ Ne evropianët jemi të gatshëm për dialog”, deklaroi Macron në mesazhin e tij.

 


Lajme të ngjashme