Bjellorusi – Alexander Lukashenko betohet për mandatin e shtatë presidencial

Alexander Lukashenko u betua dhe filloi zyrtarisht mandatin e shtatë si president i Bjellorusisë, pavarësisht polemikave të vazhdueshme mbi rezultatet e zgjedhjeve të muajit të kaluar.

1496010
Bjellorusi – Alexander Lukashenko betohet për mandatin e shtatë presidencial

Zyra e Presidencës bjelloruse deklaroi përmes një komunikate për shtyp se ceremonia e betimit u zhvillua në Pallatin e Pavarësisë, në kryeqytetin Minsk të vendit.

Lidia Yermoshina, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bjellorusisë, i dha Lukashenkos certifikatën presidenciale pasi ai u betuar duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e vendit.

Në fund të ceremonisë së betimit, Lukashenko tha se bjellorusët jo vetëm që rizgjodhën presidentin e tyre, por edhe “mbrojtën jetën paqësore dhe sovranitetin në Bjellorusi”.

“Kjo është dita e fitores sonë të mrekullueshme”, u shpreh ai.

Si rrallëherë, ceremonia e betimit u mbajt në mënyrë modeste me vetëm disa qindra të ftuar, pa një njoftim paraprak, me sa duket për shkaqe sigurie. Ajo u zhvillua ndërsa demonstratat e opozitës kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit vazhdojnë të tronditin vendin.

Protestat shpërthyen pasi Lukashenko, i cili ka shërbyer si president i Bjellorusisë që nga viti 1994, u shpall fitues i zgjedhjeve. Kandidatët e opozitës, megjithatë, akuzuan administratën për manipulim të votave.

NATO-ja dhe udhëheqësit evropianë e kanë nxitur Lukashenkon të fillojë dialog me opozitën dhe të respektojë të drejtat themelore të njeriut të qytetarëve të Bjellorusisë.



Lajme të ngjashme