Në Rusi gjatë trajnimit u rrëzua një avion luftarak Su-30

Në rajonin Tver të Rusisë u rrëzua një avion luftarak Su-30 gjatë fluturimeve të trajnimit.

1495453
Në Rusi gjatë trajnimit u rrëzua një avion luftarak Su-30

Në rajonin Tver të Rusisë u rrëzua një avion luftarak Su-30 gjatë fluturimeve të trajnimit.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë bëhet e ditur se avioni Su-30 gjatë një trajnimi të planifikuar ra në një zonë pyjore në afërsi të fshatit Dornikovo të rajonit Tver.

Gjithashtu bëhet e ditur se ekuipazhi shpëtoi i gjallë duke u hedhur nga kolltuku i lançimit ndërsa nuk dihet ende arsyeja e rrëzimit të avionit. Bëhet e ditur se në rajon janë dërguar ekipe ushtarake të rajonit perëndimor të Rusisë.

Avioni luftarak Su-30 me dy motorë ka një rëndësi të madhe për Forcat Ajrore të Rusisë dhe cilësohet si avion gjuetie.



Lajme të ngjashme