Gjermani – Angela Merkel kërkon reforma në OKB

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, bëri thirrje për reforma në Kombet e Bashkuara dhe veçanërisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

1495425
Gjermani – Angela Merkel kërkon reforma në OKB

Në videomesazhin e saj me rastin e 75-vjetorit të themelimit të OKB-së, Merkel deklaroi se zhvillimi edhe më shumë i OKB-së është i domosdoshëm për t’iu përgjigjur sfidave globale të shekullit XXI.

“Kur është e nevojshme të merren vendime të prera, Këshilli i Sigurimit të OKB-së shpeshherë bëhet pengesë. Ne kemi nevojë për reforma”, theksoi Merkel të martën.

Ajo shtoi se vendi i saj është i gatshëm të marrë përgjegjësi në Këshillin e Sigurimit në formatin e zgjeruar dhe se OKB-ja në fund të fundit mund të jetë në gjendje të mirë vetëm nëse anëtarët bien dakord.

Shefja e Berlinit zyrtar shtoi se idealet e Kombeve të Bashkuara neglizhohen hera-herës për shkak të interesave të vendeve të caktuara.

“Kush mendon se do të jetë më mirë vetëm, e ka gabim. Mirëqenia dhe vuajtjet tona janë të përbashkëta. Ne jemi një botë”, vlerësoi Merkel. / AA



Lajme të ngjashme