Libia fillon me Turqinë programin për të rindërtuar ushtrinë

Ministri i Mbrojtjes së Libisë, Salahuddin Al-Namroush njoftoi se vendi i tij ka nisur të zbatojë me Turqinë programet për rindërtimin dhe zhvillimin e ushtrisë libiane.

1494350

Al-Namroush ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” se Ministria e Mbrojtjes së Libisë ka biseduar me palën turke, e cila mbështet qeverinë legjitime në Libi, dhe se kontaktet po vazhdojnë.

"Ne kemi filluar të zbatojmë me palën turke programet për ndërtimin dhe ristrukturimin e forcave së armatosura, si dhe zhvillimin e mbrojtjes ajrore, flotës detare, luftës kundër terrorizmit dhe forcave speciale",- tha ai.

Në këtë kontekst, sqaron Al-Namroush, qendra e parë e trajnimit është përgatitur në perëndim të kryeqytetit Tripoli dhe se përparësia do të jetë krijimi i një ushtrie sipas standardeve ndërkombëtare.

Në një deklaratë që kishte bërë më 17 gusht ministri libian i Mbrojtjes kishte njoftuar se ata kishin arritur në një marrëveshje me ministrat e Mbrojtjes së Turqisë dhe Katarit për mbështetjen e Libisë me qëllim ndërtimin e institucioneve ushtarake në fushat e trajnimit dhe konsultimit.

Lajme të ngjashme