Katari hedh poshtë pretendimet për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Kanali saudit "Al-Arabiya" kishte njoftuar se Katari ka rënë dakord për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

1494418
Katari hedh poshtë pretendimet për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Katari ripohoi pozicionin e tij të vendosur për t'i dhënë fund pushtimit të Izraelit në tokat palestineze dhe për të krijuar Shtetin Palestinez me kryeqytetin e tij Jerusalemin brenda kornizës së rezolutave ndërkombëtare.

Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit bëri një deklaratë me shkrim mbi pretendimet në disa media arabe të bazuara në një zyrtarë amerikan se "Katari ra dakord për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin".

"Është e trishtueshme të shohësh disa fushata mashtruese mediatike që paraqesin keq pozicionin e Katarit mbi çështjen palestineze dhe prishin imazhin e saj", thuhet në deklaratë.

Duke theksuar se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e Katarit për çështjen e Palestinës, në deklaratë thuhet: "Ne pohojmë pozicionin tonë të vendosur në përfundimin e pushtimit të territoreve palestineze nga Izraeli dhe krijimin e Shtetit Palestinez, kryeqyteti i të cilit është Jerusalemi".

Në mes tjerash në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit u tha: “Katari nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të siguruar gjithë mbështetjen e mundshme për të lehtësuar vuajtjet e vëllezërve palestinezë derisa të arrijnë të gjitha të drejtat e ligjshme”.

Kanali “Al-Arabiya” i Arabisë Saudite publikoi një lajm që shtrembëroi përgjigjen e Katarit ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

Në raportin e “Al-Arabiya” thuhet se zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit për Çështjet e Gjirit, Timothy Lenderking pretendoi se "Katari ra dakord të nënshkruajë marrëveshjen e normalizimit me Izraelin", por në deklaratat e zyrtarit amerikan thuhet se "Katari hodhi poshtë marrëveshjet e fundit të normalizimit me Izraelin, Uashingtoni e mirëpriti këtë me mirëkuptim dhe negociatat për normalizimin janë ende duke vazhduar".

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Lulva Al-Hatr, në një intervistë për shtëpinë mediatike me seli në SHBA, “Bloomberg” të dhënë më 14 shtator, tha se vendi i tij nuk do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin derisa të zgjidhet mosmarrëveshja me palestinezët.

Izraeli me një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë më 15 shtator nënshkroi një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me vendet e Gjirit, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahrejnin.

 


Lajme të ngjashme