BE: ShBA nuk mund të fillojë procesin e rikthimit të sanksioneve ndaj Iranit

"ShBA-ja nuk konsiderohet vend palë në JCPOA dhe nuk mund të rifillojë procesin për rivendosjen në zbatim të sanksioneve të OKB-së që parashikon rezoluta 2231 të KS-OKB-s", tha në një deklaratë të shkruar shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

1493958
BE: ShBA nuk mund të fillojë procesin e rikthimit të sanksioneve ndaj Iranit

Bashkimi Evropian (BE) ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të fillojë procesin e rivendosjes në zbatim të sanksioneve të OKB-së kundër Iranit duke u nisur nga ajo që [ShBA] është tërhequr nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar me Iranin në vitin 2015.

Përfaqësuesi i Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe njëkohësisht koordinatori i Komisionit të Përbashkët për Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA), e njohur si marrëveshja bërthamore që vendet perëndimore (P5+1) kanë bërë në vitin 2015 me Iranin, Josep Borrell ka lëshuar një deklaratë të shkruar në lidhje me sanksionet e OKB-së që ShBA-ja ka rifilluar të zbatojë kundër Iranit.

Shefi i diplomacisë evropiane Borrell thotë se e kanë mbajtur shënim riaktivizimin e mekanizmit nga administrata amerikane, që risjell në fuqi sanksionet e hequra me rezolutën nr.2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe rikujton se ShBA-ja nën qeverisjen e Donald Trumpitështë tërhequr në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja e arritur me Iranin në periudhën e Barak Obamës.

Borrell tha se pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore me Iranin qeveria amerikane nuk ka marrë pjesë në asnjë prej aktiviteteve të JCPOA-së.

"Për këtë arsye, ShBA nuk mund të konsiderohet si një vend palë e JCPOA dhe nuk mund të rifillojë procesin për rivendosjen në zbatim të sanksioneve të OKB-së që parashikon rezoluta nr. 2231 e KS të OKB-së", nënvizon Borrell.

Duke vënë theksin se marrëveshja me Iranin është një nga gurët kilometrikë me rëndësi në arkitekturën e çarmatimit të botës, Borrell theksoi se ata do të vazhdojnë të punojnë për mbrojtjen dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes dhe se të gjithë duhet të veprojnë në përputhje me këtë.

Tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore me Iranin

Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA) u nënshkrua mes Iranit dhe vendeve P5+1, pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (ShBA, Britania e Madhe, Kina, Franca dhe Rusia) bashkë me Gjermaninë dhe BE-në në vitin 2015, me qëllim për të kontrolluar dhe rregulluar aktivitetet bërthamore të Iranit.

Me ardhjen e presidenti Trump në pushtet, Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja dhe filloi të rizbatojë sanksionet ndaj Iranit. Ndërkohë Irani, i cili kërkoi nga palët e tjera të marrëveshjes që ta ndalonin Uashingtonin por që nuk pati sukses për këtë, në korrik 2019 njoftoi pezullimin e disa neneve të marrëveshjes, ndërsa më 5 janar bëri të ditur pezullimin e të gjitha angazhimeve të burojnë nga marrëveshja.

SHBA kërkonte rinovimin e embargos së armëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ndaj Iranit, e cila është në fuqi që prej 13 vjetësh dhe e cila përfundon më 18 tetor. Por këto përpjekje të ShBA-së më parë dështuan.  

Duke treguar si arsye pezullimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, ShBA kërcënoi se do të vendosë në zbatim mekanizmin, i cili njeh mundësinë për rivendosjen e të gjitha sanksioneve që u hoqën me rezolutën 2231 të KS-OKB-së.

 


Lajme të ngjashme