Aliyev: Stërvitjet e përbashkëta ushtarake e frikësojnë Erevanin

Në një intervistë me kanalet televizive lokale Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alijev tha se stërvitjet e përbashkëta Turqi-Azerbajxhan e trembën qeverinë armene.

1493992
Aliyev: Stërvitjet e përbashkëta ushtarake e frikësojnë Erevanin

Në një reportazh për televizionet azere Presidenti Ilham Aliyev vlerësoi marrëdhëniet me Turqinë.

Ai tha se po rritet çdo vit e më shumë vëllimi i gazit natyror me të cilin furnizohet Turqia përmes TANAP (Projekti i Gazsjellësit Trans-Anatolian).

“Një vit më parë, gazi natyror azerbajxhanas në tregun turk renditej i 4-ti dhe i 5-ti. Kurse tani ai zë vendin e parë. Kjo është shumë e rëndësishme për ne dhe për Turqinë. Sepse gazi natyror ofron sigurinë energjetike të çdo vendi. Sot, gazi natyror Turqisë i vjen nga një vend vëlla dhe do të ndërmerren veprime të mëtejshme për të rritur vëllimin e këtij gazi. Gazi natyror që do të nxirret nga faza e dytë në zonën Absheron do të transferohet në Turqi përmes TANAP dhe mund të transferohet edhe në tregje të tjerë",- siguroi z. Aliev.

Presidenti i Azerbajxhanit tha se ishte shumë i lumtur me mesazhet e qarta mbështetëse të Turqisë pas provokimit të ushtrisë armene në kufirin azer (Tovuz) në korrik të këtij viti.

“Së pari, unë falënderoj vëllain tim të dashur Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan. Ai tregoi edhe një herë se Turqia ndodhet gjithmonë pranë Azerbajxhanit. Ky është manifestimi i unitetit dhe vëllazërisë që ekziston mes Turqisë dhe Azerbajxhanit. Po kështu, zyrtarë të tjerë kanë shprehur vazhdimisht mbështetjen dhe solidaritetin e tyre me Azerbajxhanin. Kjo tregon edhe një herë se Turqia është në anën e drejtësisë, të së vërtetës dhe është pranë vëllezërve të saj”,- vazhdoi z. Aliev.

Sipas Ilham Aliev, e gjithë bota e di se Azerbajxhani është dhe do të jetë gjithmonë përkrah Turqisë.

“Uniteti që kemi është pasuria jonë më e madhe. Është një histori, një origjinë etnike, një fe, një kulturë dhe gjuhë e përbashkët që na bashkon. Është një thesar i madh. Pikërisht mbi këtë pasuri ne kemi krijuar lidhje të forta në të gjitha fushat, përkatësisht në politikë, ekonomi, energji, kulturë, ushtri dhe transport. /…/. Sot nuk ka asnjë fushë ku ne të mos punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin", u shpreh më tej Presidenti i Azerbajxhanit Aliyev.

Duke folur për stërvitjet e përbashkëta ushtarake që kanë realizuar tani vonë të dyja vendet presidenti azer tha:

“Stërvitjet ne i zhvillojmë në mënyrë të rregullt çdo vit. Këtu nuk kemi të bëjmë me diçka të jashtëzakonshme. Këtë vit stërvitjet rastisën me ngjarjet në Tovuz. Tani ishte rastësi apo jo për këtë le ta lodhë mendjen Armenia. Këto stërvitje treguan edhe një herë unitetin tonë. Nga kufiri Azerbajxhan-Armeni në [Republikën Autonome të] Nakhchivan ka një distancë rreth 80 km deri në Erevan. Dhe qeveria armene e di këtë dhe ka stërvitjet i frikësojnë ata.”

 


Lajme të ngjashme