Hazuri falënderon Erdoganin për mbështetjen e kauzës palestineze

Konsulli i Përgjithshëm i Palestinës në Erbil, Nazmi Hazuri falënderoi Presidentin Recep Tayyip Erdogan për reagimin e Turqisë ndaj marrëveshjes së Bahrejnit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

1493639

Në deklaratën e bërë për agjencinë turke të Lajmeve Anadolli (AA) i bëri një vlerësim qëndrimit të Turqisë në lidhje me këtë çështje.

Duke theksuar se nga bota arabe nuk erdhi reagimi i duhur ndaj kësaj  marrëveshjeje që nuk i shërben kauzës palestineze dhe Jerusalemit, Hazuri u shpreh se edhe nga Liga Arabe nuk erdhi asnjë vendim për dënimin e marrëveshjes në fjalë.  

Ai tha se përgjatë gjithë historisë besnikëria dhe dashuria e Turqisë për Jerusalemin ka qenë e hapur.

Hazuri rikujtoi se udhëheqjet në krye të qeverive turke në periudha të ndryshme dhe populli turk nuk e kanë tërhequr kurrë mbështetjen ndaj kauzës palestinez.

“Çështja e Jerusalemit ka qenë gjithmonë një vijë e kuqe për Turqinë. Turqia është një shtet që ka besuar gjithmonë në zgjidhjen me dy shtete për problemin e Palestinës, dhe kjo është edhe kërkesa jonë”, Konsulli i Përgjithshëm i Palestinës në Erbil.  

Lajme të ngjashme