WFP: Miliona njerëz janë afër pragut të urisë

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) paralajmëroi se miliona njerëz janë afër pragut të urisë për shkak të "përzierjes vdekjeprurëse" të konfliktit, ndryshimit të klimës dhe llojit të ri të epidemisë së koronavirusit (COVID-19).

1493308
WFP: Miliona njerëz janë afër pragut të urisë

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) paralajmëroi se miliona njerëz janë afër pragut të urisë për shkak të "përzierjes vdekjeprurëse" të konfliktit, ndryshimit të klimës dhe llojit të ri të epidemisë së koronavirusit (COVID-19).

Duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB (KS i OKB-së), Drejtori i WFP David Beasley tha se përgjigjja dhënë paralajmërimit të mundshëm të "epidemisë së urisë" 5 muaj më parë parandaloi urinë dhe mbajti njerëzit gjallë, ndërsa shtoi se puna e tyre nuk ka mbaruar ende.

Pasi bëri të ditur se WFP dhe partnerët e tij do të arrijnë 138 milion njerëz këtë vit dhe se kjo do të jetë ndihma në shkallën më të madhe në historinë e tyre, Beasley tha se "duhet të bëhet më shumë për të ndihmuar 270 milion njerëz në rrugën e tyre drejt pragut të urisë".

Beasley theksoi se 30 milion njerëz në botë jetojnë me ushqim të siguruar vetëm nga WFP dhe atyre u duhen 4.9 miliardë dollarë për këtë, ndërsa tha se është e mundshme që të përjetohet uria në më shumë se 30 vende dhe se një situatë e tillë do të godasë rajonet e tronditura nga konflikti.

Duke iu referuar lajmit se disa amerikanë shumë të pasur shtuan pasuritë e tyre gjatë epidemisë së COVID-19, Beasley tha: “Ka mbi 2.000 miliarderë në të gjithë botën me pasuri neto prej 8 trilionë dollarë. Unë nuk jam kundër njerëzve që fitojnë para, por njerëzimi po përjeton krizën më të madhe që kemi parë në jetën tonë. Koha është që ata që kanë më shumë të veprojnë për të ndihmuar ata që kanë më pak, në një periudhë të jashtëzakonshme në historinë botërore”.

Drejtori i WFP gjithashtu theksoi se COVID-19 rrezikon të marrë shumë më shumë jetë njerëzish, veçanërisht në Afrikë, për shkak të pasojave të saj ekonomike dhe sociale.

 


Lajme të ngjashme