SHBA: Edhe 5 vende të tjera, shumë pranë normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin

Në deklaratën e bërë nga Shtëpia e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëhet e ditur se edhe 5 vende të tjera, 3 nga Lindja e Mesme dhe 2 nga jashtë rajonit janë shumë pranë normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin.

1493138

Mark Meadows, shefi stafit të Presidentit Donald Trump duke theksuar rëndësinë e marrëveshjeve për normalizimin e marrëveshjeve të Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit, tha: “Pesë vende të tjera janë duke menduar seriozisht për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, nga këto 3 janë në Lindjen e Mesme dhe 2 nga jashtë rajonit”.

Ai evitoi deklarimin e emrave të këtyre vendeve.

Nga ana tjetër Meadows bëri të ditur se Donald Trump nuk do të shkojë në Nju-Jork për të mbajtur fjalim në kuadër të mbledhjeve në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai tha se Trump do të qëndrojë në Uashington dhe do të mbajë fjalimin e OKB-së nga Shtëpia e Bardhë.

Për shkak të koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) pjesa më e madhe e mbledhjeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do të zhvillohen në ambient virtual gjatë datave 22-29 shtator.  

Lajme të ngjashme