Iraku dëshiron vazhdimin e marrëdhënieve të mira me Turqinë

Nënsekretari i Sigurisë Kombëtare Irakiane, Qasim al-Araji, tha se ata i kushtojnë rëndësi vazhdimit të marrëdhënieve me Turqinë.

1493072
Iraku dëshiron vazhdimin e marrëdhënieve të mira me Turqinë

Nënsekretari i Sigurisë Kombëtare Irakiane, Qasim al-Araji, tha se ata i kushtojnë rëndësi vazhdimit të marrëdhënieve me Turqinë.

Sipas një deklarate me shkrim të bërë nga Nënsekretariati i Sigurisë Kombëtare Irakiane, Araji u takua me ambasadorin e Turqisë në Bagdad, Fatih Yildiz.

Gjatë takimit ku u vlerësuan marrëdhëniet midis dy vendeve Araji tha: “Qeveria e Kryeministrit Mustafa Al-Kazimi i kushton rëndësi vazhdimit të marrëdhënieve mes Irakut dhe Turqisë”.

Ndërkaq ambasadori Yildiz përcolli se Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka ndërmend të vizitojë Irakun dhe i bëri një ftesë zyrtare Kazimit për të vizituar kryeqytetin Ankara.

Në deklaratën e bërë në median sociale në lidhje me takimin ambasadori Yildiz tha: “Në takimin me nënsekretarin e Sigurisë Kombëtare Irakiane Qasim al-Araji theksova rëndësinë që vendi ynë i kushton marrëdhënieve me Irakun dhe vullnetin tonë për të bashkëpunuar në luftën kundër terrorizmit në këtë kontekst. Gjithashtu vumë theksin se ne vlerësojmë qëndrimin e Irakut kundër politikës së boshtit që synohet t'i imponohet rajonit”.



Lajme të ngjashme