Amerika do të përfshijë Katarin në statusin e veçantë ushtarak

Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri të ditur se planifikon të përfshijë Katarin në statusin e “Aleatëve të rëndësishëm jo anëtarë të NATO-s (MNNA)” që mundëson tregtinë në fushën e mbajtjes dhe bashkëpunimin në siguri me vendet e jashtme

1493057
Amerika do të përfshijë Katarin në statusin e veçantë ushtarak

Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri të ditur se planifikon të përfshijë Katarin në statusin e “Aleatëve të rëndësishëm jo anëtarë të NATO-s (MNNA)” që mundëson tregtinë në fushën e mbajtjes dhe bashkëpunimin në siguri me vendet e jashtme.

Zëvendësministri amerikan përgjegjës për çështjet e Gjirit Arab, Timothy Lenderking bëri një deklaratë në lidhje me temën nëpërmjet videokonferencës.

Ai bëri të ditur se Katari është një prej aleatëve të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajonin e Gjirit Persik dhe tërhoqi vëmendjen se krahas bashkëpunimit ekonomik mirëpret bazën më të madhe ushtarake të Amerikës në Lindjen e Mesme.

Ky status (MNNA) krahas marrjes së pajisjeve dhe trajnimit ushtarak nga Amerika të një vendi, siguron gjithashtu edhe mundësinë për qasjen e përshpejtuar logjistike dhe teknologjike.

Krahas vendeve arabe si Bahrejni dhe Kuvajti, 17 vende në total kanë statusin e aleatëve të rëndësishëm jo anëtarë të NATO-s.   



Lajme të ngjashme