Libi – Kryeministri Fayez al-Sarraj do të dorëzojë detyrën

Kryeministri i Libisë, Fayez al-Sarraj tha se do të dorëzojë detyrën e tij në muajin e ardhshëm.

1492225
Libi – Kryeministri Fayez al-Sarraj do të dorëzojë detyrën

Kryeministri i Libisë, Fayez al-Sarraj tha se do të dorëzojë detyrën e tij në muajin e ardhshëm.

Serraj iu drejtua popullit me një transmetim të drejtpërdrejtë nga televizioni shtetëror i Libisë ku tha: “I shpall të gjithëve se dëshiroj me sinqeritet që deri në fund të tetorit të dorëzoj autorësinë time të ekzekutivit”.

Serraj u shpreh në lidhje me bisedimet e “Dialogut të Libisë” që u zhvillua në datat 6-10 shtator në qytetin Buznika të Marokut me palët politike të krizës në Libi.

“Shohim që po zhvillohen konsultime dhe bisedime ndërmjet libianëve nën pararojën e Kombeve të Bashkuara. Deklaroj se i mirëpresim me kënaqësi dhe shpresojmë që të kthehen në një kompromis dhe marrëveshje më të gjerë. Negociatat e fundit politike krijuan përgatitje për infrastrukturën e një procesi të ri për bashkimin e institucioneve shtetërore dhe zgjedhjet parlamentare e presidenciale”, tha Serraj.

Duke bërë të ditur se “zhvillimi i drejtpërdrejtë i zgjedhjeve është rruga më e mirë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse” Serraj tha: “Por do të mbështes edhe çdo kompromis tjetër krahas kësaj”.  

Kurse në lidhje me lënien e detyrës ai tha: “I shpall të gjithëve se dëshiroj me sinqeritet që deri në fund të tetorit të dorëzoj autorësinë time të ekzekutivit. Shpresoj që gjatë kësaj kohe komiteti i dialogut të përfundojë aktivitetet, të jetë zgjedhur një Këshill i ri Presidencial, dhe të jetë caktuar në detyrë një kryeministër i ri”.

 

 


Lajme të ngjashme