Francezët lanë në mëshirë të fatit 16 emigrantë në Kanalin e La Manshit

Pretendohet se Marina Franceze devijoi në ujërat britanike në vend se t’i shpëtojë 16 imigrantë, të cilët po përpiqeshin të kalonin Kanalin e La Manshit me një gomone, edhe pse jeta e tyre ishte në rrezik.

1492272
Francezët lanë në mëshirë të fatit 16 emigrantë në Kanalin e La Manshit

Pretendohet se Marina Franceze devijoi në ujërat britanike në vend se t’i shpëtojë 16 imigrantë, të cilët po përpiqeshin të kalonin Kanalin e La Manshit me një gomone, edhe pse jeta e tyre ishte në rrezik.

Në raportin special të gazetës britanike “The Telegraph”, thuhet se shkelja e rregullave nga francezët për herë të parë u konfirmua nga një vëzhgues i pavarur.

Sipas përshtypjeve të reporterit Jamie Johnson, i cili ishte në Kanalin e La Manshit për të ndjekur rritjen e fundit të transitit të emigrantëve, rreth orës 7:00 të mëngjesit me kohën lokale një gomone u vu re një milje në brendësi të ujërave territoriale franceze, ndërsa 16 emigrantë afganë, përfshirë 4 gra dhe 2 fëmijë, kishin nevojë për ndihmë kundër erës.

Anija 105 tonësh e Marinës Franceze, e cila pa gomonen me emigrantë të lagur dhe të ftohur, në vend që t’i merrte ata në bord dhe t’i kthente në Francë, ajo e drejtoi gomonen nga ujërat britanike dhe u largua.

Grupi që bëri përpjekje të madhe në det për 90 minuta u ndihma nga një barkë e vogël e Forcave Detare Franceze me ujë dhe jelek shpëtimi. Ushtarët e maskuar francez në barkë, emigrantëve u treguan drejtimin e ujërave britanike dhe u larguan nga vendi.

Megjithë rrezikun e mbytjes, emigrantët që u lanë vetë në mes të detit, kur mbërritën në ujërat tokësore britanike u mbrojtën nga era e fortë dhe anijet e mëdha, falë anijes së peshkimit në të cilën ndodhej edhe ekipi i gazetës “Telegraph”.

Emigrantët më vonë u dërguan në anijen ushtarake, e cila u dërgua pasi kapiteni i anijes së peshkimit njoftoi flotën britanike.

 


Lajme të ngjashme