Shemhani: Izraeli po përpiqet të mbizotërojë nga Nili deri në Eufrat me projektin e paqes

Ali Shemhani, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Suprem të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit, tha se Izraeli me "projektin e tij të paqes" po bën përpjekje për të mbizotëruar nga lumi Nil deri në lumin Eufrat.

1490871

Sipas lajmeve në mediat shtetërore iraniane, Shemhani diskutoi zhvillimet e fundit në rajon me udhëheqësin e Koalicionit Shtetëror të Ligjeve të Irakut dhe ish-Kryeministrin Nuri Al-Maliki, të cilët ndodhen për vizitë në kryeqytetin Teheran.

Në reagimin e tij të bërë ndaj marrëveshjes së Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahrejnit për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, Shemhani tha: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) po dobësojnë vendet e rajonit për të garantuar sigurinë e regjimit sionist (Izrael) dhe për të dominuar vendet arabe. Izraeli po përpiqet të mbizotërojë nga Nili deri në Eufrat me projektin e paqes, por kjo nuk do të ndodhë”.

Ndërkaq Maliki deklaroi se Irani luan një rol të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit.

Lajme të ngjashme