Borrell: Nuk mund t’i zgjidhim problemet duke kundërshtuar Turqinë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se bërja opozitë Turqisë nuk do të sillte zgjidhje për problemet në marrëdhëniet Turqi-BE, problemet do të zgjidhen përmes dialogut dhe negociatave.

1491085
Borrell: Nuk mund t’i zgjidhim problemet duke kundërshtuar Turqinë
SUPER DOGU AKDENIZ.jpg

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se bërja opozitë Turqisë nuk do të sillte zgjidhje për problemet në marrëdhëniet Turqi-BE, problemet do të zgjidhen përmes dialogut dhe negociatave.

Borrell iu drejtua eurodeputetëve me një fjalim të fokusuar në marrëdhëniet e jashtme, përfshirë edhe Mesdheun Lindor dhe Turqinë.

Duke shprehur se ai në muajt e verës ka bërë përpjekje për të ulur tensionin në Mesdheun Lindor, Borrell tha se ka nevojë për më shumë përpjekje.

Lundrimin e anijes “Oruç Reis” drejt portit të Antalies Borrell e vlerësoi “si një hap të hedhur në drejtimin e duhur”.

"Kjo na jep shpresë se mund të ndërmerren më shumë hapa për dialog. Ne do ta zgjidhim këtë përmes dialogut dhe negociatave, jo me metoda ushtarake",- u shpreh Borrell.

"Është e qartë se nuk mund të gjejmë një zgjidhje për problemet duke e kundërshtuar Turqinë. Ne nuk e duam një diçka të tillë. Turqia është një fqinj i rëndësishëm i BE-së. Ne do të vazhdojmë të jemi fqinj pasi nuk mund ta ndryshojmë gjeografinë. Gjithashtu Turqia është një partner i rëndësishëm në shumë çështje, përfshirë emigracionin. Për shembull, ne e dimë që sa e vështirë do të ishte zgjidhja e problemit me fluksin e emigrantëve pa ndihmën e Turqinë, e cila është ndërkohë një vend kandidat i BE-së",- nënvizoi shefi i diplomacisë evropiane.

 


Lajme të ngjashme