Rusia përforcon pikën e saj ushtarake në Kamishli të Sirisë

Rusia bëri një përforcim ushtarak dhe logjistik me 30 automjete në postat e saj ushtarake në Kamishli, të okupuar nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK në Sirinë verilindore.

1490386
Rusia përforcon pikën e saj ushtarake në Kamishli të Sirisë

Rusia bëri një përforcim ushtarak dhe logjistik me 30 automjete në postat e saj ushtarake në Kamishli, të okupuar nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK në Sirinë verilindore.

Një autokolonë ushtarake ruse me rreth 30 automjete u nis dje nga rrethi Tabka i Rakas.

Nga këtu, autokolona u drejtua për në qendrën e rrethit Kamishli, duke përdorur rrugën M4 që lidh Ajn Isa dhe Tel Temiri, ngjitur në skajin jugor të zonës së Operacionit “Burimi i Paqes”.

Autokolona e përbërë nga autoblinda dhe kamionë logjistikë u vendos në pikën ushtarake ruse në aeroportin Kamishli, në jugperëndim të qendrës së rrethit.

Sipas informacionit të marrë nga burimet vendore, në autokolonë ndodheshin rreth 75 ushtarë rusë.

Para përforcimeve të djeshme Rusia, e cila zgjeroi pikën e saj në aeroportin Kamishli me shtëpi të parafabrikuara pas Operacionit "Burimi i Paqes", ishte e pranishme këtu me të paktën 200 ushtarë, dhjetëra automjete të blinduara dhe tanke dhe 6 helikopterë ushtarakë.

Ndërkaq komandantë të lartë rusë në shërbimin në këtë pikë ushtarake jetojnë në vila që ata morën në rajon.

Rusia, e cila dërgoi përforcime në rrethin Kamishli të provincës Haseke, pritet të rrisë presionin e saj ndaj fushës së naftës Rumejlan në lindje të rrethit, ku janë të vendosura forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

 


Lajme të ngjashme