Gaza konfirmon 108 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore palestineze regjistruan sot 108 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rripin e bllokuar të Gazës.

1490398
Gaza konfirmon 108 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore palestineze regjistruan sot 108 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rripin e bllokuar të Gazës.

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë tha se numri është rritur në 1.927 raste të konfirmuara, duke përfshirë 15 vdekje dhe 243 të shëruar. "Numri i rasteve aktive në Gaza është rritur në 1.669", tha Ministria.

I ndodhur nën një bllokadë nga Izraeli që nga viti 2007, Rripi i Gazës, përveç ndërprerjeve të përditshme të energjisë elektrike, vuan edhe nga mungesa e rëndë e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore.

Qeveria e udhëhequr nga Hamasi vendosi izolim në Gaza më 24 gusht për të ndihmuar në frenimin e epidemisë së koronavirusit në enklavën e bllokuar, megjithëse autoritetet kohët e fundit kanë lehtësuar kufizimet në disa lagje në territor. (AA)



Lajme të ngjashme