BE mirëpret normalizimin e marrëdhënieve Bahrejn-Izrael

Bashkimi Evropian (BE) shprehu kënaqësinë lidhur me vendimin e Bahrejnit për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Izraelin.

1489741
BE mirëpret normalizimin e marrëdhënieve Bahrejn-Izrael

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell specifikoi se Unioni e mirëpret bërjen e një marrëveshjeje normalizimi midis Bahrejnit dhe Izraelit dhe se ai beson se kjo do të japë një kontribut pozitiv në paqen dhe stabilitetin e Lindjes së Mesme.

Ai theksoi se zgjidhja e konfliktit arabo-izraelit kërkon një qasje rajonale dhe gjithëpërfshirëse.

"BE mbetet besnike ndaj një zgjidhjeje të përhershme me dy shtete të negociuar dhe të ndërtuar mbi parametrat e rënë dakord ndërkombëtarisht," tha Borrell.

Bashkimi Evropian (BE) është i gatshëm të mbështesë përpjekjet e Izraelit dhe Palestinës në rifillimin e negociatave.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump njoftoi të shtunën se pas Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), edhe Bahrejni ka arritur një marrëveshje me Izraelin për të normalizuar marrëdhëniet.

Organizata për Çlirimin e Palestinës (OÇP) e quajti marrëveshjen midis Bahrejnit dhe Izraelit "një goditje tjetër tradhtare që i bëhet çështjes Palestineze".

Bahrejni u bë vendi i katërt arab që arrin një marrëveshje normalizimi me Izraelin pas Egjiptit në 1979, Jordanisë në 1994 dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) më 13 gusht 2020.

 


Lajme të ngjashme