Macron: Negociatat Turqi-BE, të dobishme për të dyja palët

“Unë besoj se negociatat midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) janë të dobishme për të dyja palët. Një agjendë e përbashkët mund të rishfaqet në fushën e ekonomisë dhe energjisë”, tha Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në samitin e Med7 në Korsikë.

1488920
Macron: Negociatat Turqi-BE, të dobishme për të dyja palët

Samiti i Vendeve Mesdhetare Evropiane (EuroMed7) u zhvillua në ishullin e Korsikës nën patronazhin e Francës me pjesëmarrjen e Spanjës, Italisë, Maltës, Portugalisë, Administratës Grekoqipriote dhe Greqisë.

Në konferencën për shtyp mbajtur në fund të samitit, Presidenti francez Emmanuel Macron tha:

"Si vende anëtare të Bashkimit Evropian, ne duhet të kemi një politikë konstruktive mbi Mesdheun."

Duke shprehur solidaritetin e tij me Greqinë rreth zjarrit në kampin e refugjatëve Moria në ishullin Midilli (Lesbos), Macron tha se vendi i tij dhe Gjermania do të pranojnë nga Greqia refugjatët nën moshën 18 vjeç që janë prekur nga ngjarja.

Ai foli në mbështetje të riaktivizimit të marrëveshjes së migracionit të nënshkruar me Turqinë në 2016 dhe ata duan që mekanizmi i ripranimit të hyjë përsëri në fuqi.

Në lidhje me Mesdheun Lindor, Macron u shpreh:

“Qëllimi ynë është të krijojmë marrëdhënie normale me Turqinë për të garantuar stabilitetin rajonal, përfundimin e veprimeve të njëanshme dhe punimeve eksploruese, respektimin e embargos së armëve në Libi dhe negocimin e problemeve në rajon në platformat ndërkombëtare.

“Unë besoj se negociatat midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian janë të dobishme për të dyja palët. Një agjendë e përbashkët mund të rishfaqet në fushën e ekonomisë dhe energjisë”, shtoi ai.

Para samitit Macron zhvilloi një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Greqisë, Qiriakos Miçotakis.

 


Lajme të ngjashme