Hamasi: Mosdënimi nga Liga Arabe i normalizimit me Izraelin, në interes të armikut sionist

Kryetari i Byrosë Politike të lëvizjes së rezistencës palestineze, Hamasit, Ismail Haniyyeh ka deklaruar se refuzimi në mbledhjen e Ligës Arabe i draftit që dënon normalizmin e marrëdhënieve me Izraelin "është në interes të armikut sionist”.

1488902
Hamasi: Mosdënimi nga Liga Arabe i normalizimit me Izraelin, në interes të armikut sionist

Në një deklaratë me shkrim nga Lëvizja e Hamasit thuhet se Ismail Haniyyeh është takuar në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, me delegacione nga Unioni i Dijetarëve Myslimanë dhe Federata Botërore e Dijetarëve të Rezistencës.

Haniyeh tha në takim se refuzimi nga Liga Arabe i draftit që dënon normalizmin e marrëdhënieve me Izraelin "është në interes të armikut sionist" dhe se normalizimi është një sulm i hapur ndaj umetit.

"Palestina dhe Kudsi (Jerusalemi) janë çështje kryesore të umetit islam", theksoi Haniyyeh, duke shtuar se dijetarët islamë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e çështjes palestineze.

Sipas informacionit të siguruar nga burimet diplomatike palestineze, përpara takimit të Ligës Arabe, që u mbajt pardje në nivel të ministrave të Jashtëm, Palestina kishte përgatitur një draft që dënonte marrëveshjen mes Izraelit dhe Emirate të Bashkuara Arabe (EBA), por që ky draft u refuzua nga disa vende.

Ministri i Punëve të Jashtme të Palestinës, Riyad al-Maliki në takimin që u mbajt me videokonferencë tha: "Ne refuzojmë marrëveshjen mes Izraelit dhe EBA-së dhe duam që edhe ju të mos e pranoni".

 


Lajme të ngjashme