Lavrov: Bashkëpunimi me Turqinë dhe Iranin në Siri nuk bazohet në marrëveshjet tregtare

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov tha se bashkëpunimi i vendit të tij me Turqinë dhe Iranin në çështjen e Sirisë nuk bazohet në asnjë marrëdhënie tregtare.

1486814

Lavrov, që ndodhet me zëvendëskryeministrin rus, Yuriy Borisov për takime në Siri u takua me Beshar Esadin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të regjimit të Esadit, velid Muallim.

Duke u ndaluar tek bashkëpunimi i Rusisë në çështjen e Sirisë me Turqinë dhe Iranin, Lavrov tha: “Ky bashkëpunim bazohet në marrëveshjet e bëra me kryetarët e shteteve me mbështetjen e udhëheqjes siriane”.

Duke tërhequr vëmendjen se me Turqinë janë bërë marrëveshje edhe në çështjen e Zonës së Çtensionimit në Idlib, Lavrov tha: “Kjo marrëveshje parashikon caktimin e misioneve (përhapjen), ndarjen (veçimin) e opozitës nga terroristët dhe krijimin e korridorit të sigurisë përreth autostradës M4. Të gjitha këto zbatohen ngadalë por të paktën në mënyrë të stabilizuar. Kemi arsye për të menduar se këtë punë do ta çojë në fund”.   

“Territoret e kontrolluara nga udhëheqja siriane në Zonën e Çtensionimit në Idlib janë rritur ndjeshëm që prej marrëveshjes së bërë ndërmjet Rusisë dhe Turqisë”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov.

Lajme të ngjashme