Franca fut organizatën terroriste PKK në librin e historisë së gjimnazit

Një libër shkollor plotësues i përgatitur për lëndën e historisë të klasës së fundit të gjimnazit në Francë përfshin një kapitull mbi organizatën terroriste dhe separatiste YPG/PKK.

1485621
Franca fut organizatën terroriste PKK në librin e historisë së gjimnazit

Një libër shkollor plotësues i përgatitur për lëndën e historisë që jepet në klasën e fundit të gjimnazit në Francë përfshin një kapitull mbi organizatën terroriste dhe separatiste YPG/PKK.

Libri shkollor plotësues i përgatitur për vitin shkollor 2020-2021, por që nuk përfshihet në programin mësimor të Ministrisë franceze të Arsimit, ka edhe dy faqe mbi organizatën terroriste dhe separatiste.

I shtypur nga shtëpia botuese “Belin”, libri plotësues nuk do të përdoret në të gjitha shkollat në Francë, por mësuesit e historisë e kanë iniciativën për ta përdorur këtë manual.

Kapitulli i titulluar "Një komb pa shtet: Kurdët", thotë se "Kurdët janë kombi më i madh në botë që nuk kanë shtet".

Libri përmban informacion kronologjik mbi të kaluarën e organizatës terroriste dhe separatiste PKK si edhe mbi Peshmergët. Teksti ilustrohet me foto të leckave që simbolizojnë YPG-në, dega siriane e organizatës terroriste dhe separatiste PKK, si dhe foto të terroristëve.

Manuali përfshin gjithashtu artikullin e publikuar më 23 tetor 2019 në gazetën “Le Monde” me titull "Fundi i kurdëve të Sirisë". Artikulli pretendon se Operacioni «Burimi i Paqes», i filluar tetorin e kaluar nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan për të garantuar sigurinë e kufijve të Turqisë dhe për të parandaluar formimin e një korridori terrorist në jug të kufijve, "kishte si objektiv kurdët".



Lajme të ngjashme