Libi – Milicët e Haftarit sulmojnë një anije në portin “Lanuf”

Një grup milicësh i Halife Haftar, udhëheqësi i forcave të paligjshme të armatosura në pjesën lindore të Libisë sulmoi një anije në portin “Lanuf”.

1485299

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Agjencia Kombëtare e Naftës së Libisë bëhet e ditur se forcat e Haftarit dhe mercenarët e huaj sulmuan me plumba dhe raketa RPG një anije që ishte duke u afruar në port.

Anija me flamurin e ishujve Komor e quajtur “Muhammed Bey” u mor në shënjestër nga milicët dhe si pasojë e sulmit proceduarat e ngarkimit u vonuan.

Hafteri mban nën kontroll rajonin lindor që zotëron më shumë se 80% të rezervave të naftës së Libisë, për të përdorur naftën si kusht politik kundër qeverisë legjitime që njohët nga kombet e bashkuara, mban të mbyllura komplekset e naftës dhe portet e vendit.

Agjencia Kombëtare e Naftës së Libisë, që është përgjegjëse për nxjerrjen, përpunimin, shpërndarjen dhe eksportin e naftës, në një deklaratë të bërë përpara një jave tha se mbajtja mbyllur e porteve dhe platformave të naftës për 208 ditë ka shkaktuar një dëm 8 miliardë e 221 milionë dollarë.

Lajme të ngjashme