Me presionin e Amerikës reduktohet numri i ushtarëve të UNIFIL në Liban

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mori vendim për të reduktuar ushtarët e forcave paqeruajtëse në Liban.

1481203
Me presionin e Amerikës reduktohet numri i ushtarëve të UNIFIL në Liban

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mori vendim për të reduktuar ushtarët e forcave paqeruajtëse në Liban.

Këshilli zgjati edhe një vit misionin e Forcave të Përkohshme Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL), por me presionin dhe kërcënimin për veto të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mori vendim për të reduktuar numrin e ushtarëve në këtë vend.

UNIFIL vitet e fundit u përball me shqetësimet e Amerikës dhe Izraelit se nuk ka mundur të përmbushë misionin e monitorimit ndaj aktiviteteve të Hizbullahut.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë të shqetësuara nga aktivitetet dhe ekzistenca e Hizbullahut në rajon dhe që mendojnë se kanë veçuar më shumë buxhet seç duhet prej vitesh për UNIFIL, kërkoi zvogëlimin e misionit.

Sipas kësaj, me vendimin e marrë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara numri i ushtarëve nga 15 mijë do të reduktohet në 13 mijë.

Forcat e Përkohshme Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara u krijuan pas tërheqjes së Izraelit nga Libani në vitin 1978. Misioni i tij zgjatet çdo vit prej 42 vitesh.

 



Lajme të ngjashme