Nigeri – Boko Haram ka vrarë 75 të moshuar brenda një nate

Kryetari i Komitetit Ushtarak të Kuvendit të Nigerisë dhe Senatori i provincës Borno Jugore, Ali Ndume bëri të ditur se organizata terroriste gjatë një nate vrau 75 persona të moshuar në rajoni Gwoza të provincës Borno.

1480128
Nigeri – Boko Haram ka vrarë 75 të moshuar brenda një nate

Organizata terroriste Boko Haram brenda një nate vrau 75 persona në verilindje të Nigerisë.

Sipas lajmeve që përcjellin mediat kombëtare, Kryetari i Komitetit Ushtarak të Kuvendit të Nigerisë dhe Senatori i provincës Borno Jugore, Ali Ndume bëri të ditur se organizata terroriste gjatë një nate vrau 75 persona të moshuar në rajoni Gwoza të provincës Borno.

Ndume theksoi se banorët e rajonit Gwoza janë në rrezik për shkak të sulmeve të Boko Haram, ndërsa tha: “Unë si Senator nuk mund të shkojë ende në Gwoza, sepse nuk është e sigurt. Njerëzit vdesin çdo ditë për shkak të sulmeve. Forcat e sigurisë bëjnë atë që është e mundur, por gjendja është shumë e keqe. Këtu njerëzit vdesin çdo ditë”.

Ndume deklaroi se përveç sulmeve, njerëzit e rajonit u përballën me urinë dhe se situata do të përkeqësohej nëse nuk do të kishte organizata joqeveritare.



Lajme të ngjashme