Rouhani: Akordi është i mundur nëse SHBA-ja kërkon falje dhe kthehet në marrëveshjen bërthamore

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, deklaroi të martën se Teherani mund të arrijë një akord me Uashingtonin nëse SHBA-ja “kërkon falje” dhe kthehet në marrëveshjen bërthamore të 2015.

1479100
Rouhani: Akordi është i mundur nëse SHBA-ja kërkon falje dhe kthehet në marrëveshjen bërthamore

 

“Politika e «presionit maksimal» të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Iranit është mposhtur”, theksoi Hassan Rouhani, sipas televizionit shtetëror iranian, duke iu përgjigjur deklaratës së Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë se SHBA-ja mund të arrijë një marrëveshje me Iranin nëse ai rizgjidhet në nëntor.

“Përpjekjet për të ndryshuar regjimin në Iran duke nxitur protesta popullore në rrugë gjithashtu dështuan. Ata zbuluan se këto metoda nuk funksionojnë”, shtoi presidenti iranian.

Rouhani vuri në pah se ai pret që administrata e ardhshme amerikane të ndryshojë politikën e Uashingtonit për Teheranin pas zgjedhjeve presidenciale.

Trumpi u tha të dielën mbështetësve në Nju-Xhersi se në rast të rizgjedhjes së tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, ai do të arrinte një marrëveshje me Iranin brenda 4 javësh.



Lajme të ngjashme