Andrey Boginsky: Rusia e hapur për prodhimin e përbashkët të helikopterëve me Turqinë

Rusia bëri me dije të mërkurën se janë të hapur për bashkëpunim me Turqinë në teknologjitë dhe prodhimin e helikopterëve.

1479579
Andrey Boginsky: Rusia e hapur për prodhimin e përbashkët të helikopterëve me Turqinë

 

Andrey Boginsky, drejtor i përgjithshëm i Helikopterëve të Rusisë, filial i kompanisë shtetërore të industrisë së mbrojtjes “Rostec”, vlerësoi për Agjencinë Anadolli (AA) prodhimin e helikopterëve ndërmjet Rusisë dhe Turqisë, gjatë aktivitetit “Armiya-2020” të organizuar në Moskë.

Duke bërë me dije se Turqisë i kanë dorëzuar 3 helikopterë “Ka-32” për të luftuar me zjarret, Boginsky theksoi se këta lloj helikopterësh përdoren edhe në shumë vende të Evropës krahas Turqisë.

Ai vuri në pah se ndërmjet Turqisë dhe Rusisë mund të bashkëpunohet gjithashtu në fushën e teknologjive dhe prodhimit.

“Ne jemi të hapur për bashkëpunim me Turqinë në teknologjitë dhe prodhimin e helikopterëve. Çështja ka të bëjë me gjendjen e tregut dhe të ardhmen e gamës së prodhimit. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për bashkëpunim në këtë fushë”, tha drejtori i përgjithshëm i Helikopterëve të Rusisë.

Gjatë një daljeje publike vitin e kaluar pas takimit me Presidentin Recep Tayyip Erdogan në Moskë, Andrey Boginsky nënvizoi se pjesët e prodhuara nga Kompania Turke e Industrisë Ajrore dhe Hapësinore (TUSAŞ/TAI) mund të përdoren në Rusi dhe se Kremlini vlerëson “si të realizueshëm edhe prodhimin e një helikopteri të përbashkët me Turqinë”.



Lajme të ngjashme