Zelandë e Re – Filloi gjyqi kundër terroristit që sulmoi 2 xhamitë në Christchurch

Nisi të hënën procesi gjyqësor kundër terroristit Brenton Tarrant, autor i sulmit të vitit 2019 me pasojë 51 të vrarë dhe 49 të plagosur në dy xhamitë e qytetit Christchurch të Zelandës së Re.

1478121
Zelandë e Re – Filloi gjyqi kundër terroristit që sulmoi 2 xhamitë në Christchurch
BRENTON TARRANT2.jpg
BRENTON TARRANT3.jpg
BRENTON TARRANT4.jpg

 

Dita e parë e gjyqit 4-ditor, i cili filloi në Gjykatën e Lartë të Christchurch për të caktuar dënimi që do të vuajë terroristi Tarrant, filloi nën masa të rrepta sigurie.

Policia mbylli të gjitha rrugët që dalin në gjykatën ku po zhvillohet gjyqi, në sallën e të cilit janë të pranishëm të afërmit e viktimave dhe të plagosurit që i mbijetuan sulmit terrorist, si dhe vendosi snajperë mbi tarracat e ndërtesave të larta.

Terroristi, i cili do të procedohet nga gjykatësi Cameron Mander i Gjykatës së Lartë të Christchurch, do të marrë pjesë në seancë përmes sistemit të lidhjes me video dhe audio nga Burgu i Auckland, ku ai mbahet i arrestuar.

Brenton Tarrant, një supremacist i bardhë australian të cilit Gjykata e Lartë e Christchurch i njohu të drejtën për t'u vetëmbrojtur më datë 13 korrik, pranoi të gjitha akuzat kundër tij, përfshi këtu vepra penale të tilla si 51 vrasje, 40 vrasje në tentativë dhe 1 sulm terrorist.

Pas gjyqit 4-ditor, terroristi 29-vjeçar pritet të dënohet me burgim të përjetshëm për terrorizëm dhe vrasje të paramenduar e planifikuar.

Më 15 mars 2019, ekstremisti i djathtë Tarrant sulmi me armë automatike xhamitë “Nur” dhe “Linwood” të qytetit Christchurch ndërsa besimtarët myslimanë po dilnin nga namazi i xhumasë. Në këtë sulm terrorist humbën jetën 51 persona – 1 turk dhe u plagosën 49 të tjerë – 2 turq.



Lajme të ngjashme