Macron fton Kryeministrin e Libisë, Fayiz es-Serraj për një vizitë në Paris

Në deklaratën e bërë nga zyra për media e Këshillit Presidencial të Libisë bëhet e ditur se Ambasadorja e Francës në Tripoli, Beatrice Le Fraper i telefonoi Kryeministrit Serraj.

1477999
Macron fton Kryeministrin e Libisë, Fayiz es-Serraj për një vizitë në Paris

Kryeministri i Libisë, Fayiz es-Serraj u ftua në Paris nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Në deklaratën e bërë nga zyra për media e Këshillit Presidencial të Libisë bëhet e ditur se Ambasadorja e Francës në Tripoli, Beatrice Le Fraper i telefonoi Kryeministrit Serraj.  

Në bisedë u shqyrtuan zhvillimet në Libi dhe marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Ambasadorja Le Fraper bëri të ditur se vendi i saj mbështet nismën për armëpushim ndërmjet qeverisë libiane, që njihet legjitimisht në rang ndërkombëtar dhe Kuvendit të Përfaqësuesve në Tobruk, që është aleati politik i Halife Haftar, lideri i forcave të armatosura të jashtëligjshme në lindje të Libisë.

Le Fraper gjatë bisedës telefonike i përcolli ftesën për një vizitë sa më parë në Paris që Macroni i bëri Serraj.

Ditën e premte, Kryeministri i Libisë, Fayiz es-Serraj kishte deklaruar se sipas përgjegjësisë kombëtare dhe politike, gjendjes në të cilën ndodhet vendi dhe rajoni, dhe nevojës prej kushteve të epidemisë (së koronavirusit të tipit të ri Covid-19) u kishte dhënë të gjithë ushtarëve direktivën për armëpushim të menjëhershëm dhe ndalim të të gjitha operacioneve ushtarake.

Duke tërhequr vëmendjen se për një armëpushim defakto duhet që Sirte dhe Cufra të jenë zona të çtensionuara (pa armë) dhe gjithashtu duke tërhequr vëmendjen se ushtarët e huaj dhe mercenarët duhet të largohen nga vendi, ai ripërsëriti thirrjen për zhvillimin e zgjedhjeve të këshillit presidencial dhe të përgjithshme në muajin mars ku të bien dakord të gjithë libianët, në përputhje me dispozitat e kushtetutës.  

Edhe Kryetari i Kuvendit të Përfaqësuesve në Tobruk, Akile Salih që është aleati politik i Haftarit, në deklaratën e bërë njëkohësisht me deklaratën për armëpushim të Serraj, bëri thirrje për “një armëpushim urgjent dhe mirëpritjen në Sirte të Këshillit të ri të Përkohshëm që do të krijohet”.  

 


Lajme të ngjashme