Kryekëshilltarja e Trumpit në fund të muajit lë detyrën

Kellyanne Conway, këshilltarja kryesore e presidentit të ShBA-së, Donald Trump paralajmëroi se në fund të muajit do ta lërë detyrën e saj në Shtëpinë e Bardhë për arsye familjare.

1478103

Conway, e cila është pjesë e ekipit më të ngushtë të Trumpit që nga viti 2016 dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në pozicionin e këshilltares kryesore në Shtëpinë e Bardhë përmes një deklarate të shkruar ka paralajmëruar se do ta braktisë këtë post.

“Kjo është plotësisht zgjedhja ime dhe vendimi im. Planet e mia për të ardhmen do t’i bëj publike së shpejti, por tani për tani është koha për më pak dramë dhe për t’u kujdesur më shumë si nënë me fëmijët e mi të dashur”,- thotë Conway, e cila ka 4 fëmijë.

Bie në sy fakti që në deklaratën e saj ajo vë theksin tek amësia dhe fëmijët.

Lajme të ngjashme