Pompeo për vizitë në Izrael dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të zhvillojë një vizitë në Izrael dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat arritën një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike.

1477590

Sipas lajmit të pasqyruar në median izraelite Pompeo nesër do të shkojë në Izrael kurse të martën do të shkojë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjatë vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, krahas marrëveshjes për normalizimin të arritur ndërmjet Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, do të shqyrtohen edhe aktivitetet e Kinës dhe Iranit në rajon.

Pompeo do të shoqërohet edhe nga Jared Kushner, dhëndri dhe kryekëshilltari i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert O’Brien.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi më 13 gusht se Izraeli dhe EBA-ja kanë arritur një marrëveshje për “normalizimin e plotë të marrëdhënieve”.

EBA-ja është vendi i tretë arab që nënshkruan marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin pas Egjiptit në vitin 1979 dhe Jordanisë më 1994-n.

Lajme të ngjashme