Opozitari rus, Aleksey Navalniy dërgohet për kurim në Gjermani

Aktivisti rus opozitar, Aleksey Navalniy që u shtrua në spital në Rusi me dyshim për “helmim” filloi të kurohet në Gjermani.

1477321
Opozitari rus, Aleksey Navalniy dërgohet për kurim në Gjermani

Aktivisti rus opozitar, Aleksey Navalniy që u shtrua në spital në Rusi me dyshim për “helmim” filloi të kurohet në Gjermani.

Një avion ambulancë i veçantë që transportonte Navalniy u ul në aeroportin ushtarak “Tegel” në kryeqytetin Berlin në orët e mëngjesit.

Pas analizave të para në avion në aeroport, ai u dërgua në spitalin “Berlin Charite” nën masa të larta sigurie.

Aleksey Navalniy i cili në 20 gusht ishte nisur nga qyteti Tomsk për të shkuar në Moskë, ishte ndjerë keq dhe avioni ishte ulur në qytetin Omsk.

Me dyshimin për “helmim” ai u shtrua në spitalin në Omnisk dhe u pretendua se ishte helmuar me një substancë të hedhur në çajin e tij.



Lajme të ngjashme