Trump: SHBA-ja dhe unë kemi marrëdhënie shumë të mira me Turqinë dhe Erdoganin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përsëriti të enjten se vendi i tij dhe vetë ai kanë marrëdhënie shumë të mira me Turqinë dhe Presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Donald Trumpi dhe Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në SHBA, dolën përpara gazetarëve përpara takimit që do të realizonin në Shtëpinë e Bardhë.
Pasi bëri me dije se me Al-Kadhimin do të diskutojnë çështje të shumta, përfshi këtu naftën dhe marrëdhëniet ushtarake, lideri amerikan theksoi se marrëdhëniet me Irakun janë shumë të mira.
Duke folur para gazetarëve, Trumpi u ndal gjithashtu mbi marrëdhëniet me Turqinë.
“SHBA-ja dhe sidomos unë kemi marrëdhënie shumë të mira me Turqinë dhe Presidentin Recep Tayyip Erdogan. Ne do të flasim me Erdoganin. Marrëdhëniet tona me Turqinë dhe Erdoganin janë shumë, shumë të mira”, saktësoi presidenti amerikan.
Lajme të ngjashme

Nigeri: Persona të armatosur rrëmbejnë 317 vajza nga një konvikt
Persona të armatosur, në një sulm ndaj një konvikti në Zamfara të Nigerisë, rrëmbyen 317 vajza.