Meshal: Izraeli dëshiron t’i përdorë vendet arabe për interesat e tij

Ish-lideri i byrosë politike të Hamas-it, Halid Meshal, tha se Izraeli me pretekstin e normalizimit, dëshiron t’i përdorë vendet arabe për interesat e tij.

1476900
Meshal: Izraeli dëshiron t’i përdorë vendet arabe për interesat e tij

Ish-lideri i byrosë politike të Hamas-it, Halid Meshal, tha se Izraeli me pretekstin e normalizimit, dëshiron t’i përdorë vendet arabe për interesat e tij.

Duke folur në një seminar të zhvilluar online Meshal theksoi se normalizimi i marrëdhënieve të Izraelit me vendet arabe nuk është një hap i përkohshëm, por pjesë e një strategjie të udhëheqjes së Tel-Avivit.

Meshal bëri të ditur se prania sioniste në zemër të botës arabe kërcënon unitetin dhe ekzistencën arabe, ndërsa vijoi me këto fjalë: “"Izraeli dëshiron të integrohet në rajon me rrugën e normalizimit dhe veten e tregon si aleat i shteteve arabe. Por, vendet arabe dëshiron t’i përdorë për interesat e tij dhe jo si aleatë".

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, më 13 gusht njoftoi se Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë arritur një marrëveshje për "normalizimin e plotë të marrëdhënieve".

Ndërkaq, në lajmin që përcjell agjencia zyrtare e lajmeve e EBA-së “WAM” thuhet se dy vendet janë dakorduar për "përcaktimin e një udhërrëfimi të përbashkët" për ndërtimin e marrëdhënieve dhe se zyrtarët e të dyja vendeve do të nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe në fusha të ndryshme në takimet në javët e ardhshme.

Vendet anëtare të Ligës Arabe, me deklaratën e Nismës Arabe për Paqe që pranuan në kryeqytetin Bejrut të Libanit në vitin 2002, refuzuan të normalizonin marrëdhëniet me Izraelin për sa kohë që ai nuk pranon shtetin e pavarur të Palestinës me kufijtë e vitit 1967 dhe me kryeqytet Jerusalemin Lindor.

EBA, pas Egjiptit në vitin 1979 dhe Jordanisë në vitin 1994, është vendi i tretë arab që nënshkruan marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

 


Lajme të ngjashme