Shefi i Mossad-it izraelit zhvilloi një vizitë zyrtare në EBA

Pas marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), kreu i shërbimin informativ izraelit Mossad, Yossi Cohen për herë të parë zhvilloi një vizitë zyrtare në EBA.

1475712

Sipas lajmit që përcjellë agjencia zytare e lajmeve e EBA-së, WAM, kreu i Mossad-it Cohen u takua me Sekretarin e Sigurisë Kombëtare të EBA-së, Sheik Tahnun Bin Zayid Al-Nahyan në Abu-Dabi.     

Al-Nahyan dhe Cohen shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin midis dy vendeve në fushën e sigurisë dhe zhvillimet rajonale.

Gjatë takimit u diskutua edhe çështja e luftimit të llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump njoftoi më 13 gusht se Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kishin arritur një marrëveshje për "normalizimin e plotë të marrëdhënieve të tyre".

Emiratet e Bashkuara Arabe u bënë vendi i tretë arab që nënshkruan një marrëveshje normalizimi me Izraelin, pas Egjiptit në vitin 1979 dhe Jordanisë në vitin 1994.

Lajme të ngjashme