Abbas: EBA i dha një goditje të rëndë kauzës palestineze

Presidenti i Palestinës Mahmud Abbas bëri të ditur se Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) i kanë dhënë një goditje të fortë kauzës palestineze.

1475749
Abbas: EBA i dha një goditje të rëndë kauzës palestineze

Presidenti i Palestinës Mahmud Abbas bëri të ditur se Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) i kanë dhënë një goditje të fortë kauzës palestineze.

Abbas i bëri një vlerësim marrëveshjes së normalizimit të arritur midis Izraelit dhe EBA në takimin që ai mbajti në godinën Presidenciale në Ramallah, Bregun Perëndimor të okupuar.

Duke vënë në dukje se kompetenca për të folur në emër të kauzës palestineze i përket vetëm palestinezëve, Abbas tha: “Ata bënë përpjekje për të treguar EBA-në sikur ka arritur një sukses të madh dhe ka kundërshtuar çështjen e aneksimit. Sikur çështja e Palestinës ka të bëjë vetëm me aneksimin. Ky është një mashtrim dhe është i papranueshëm. Këtë e shohim sikur një goditje të rëndë të dhënë kauzës palestineze”.

Abbas shtoi se populli palestinez bëhet një në kohë të vështirë dhe përkundër të gjitha dallimeve të mendimit, ata qëndrojnë kundër atyre që thurin komplote kundër tij, ndërsa tha se tërë bota është pranë Palestinë kundër “Planit të Marrëveshjes së Shekullit” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kreu i shtetit të Palestinës vuri në dukje se marrëveshja Izrael-EBA në thelb bazohet në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe se çështja e aneksimit është përfshirë më vonë.

“Normalizimi është një çështje e përmbyllur në Iniciativën Arabe për Paqen 2002. Kjo iniciativë thotë se arabët nuk mund të normalizojnë marrëdhëniet e tyre me Izraelin derisa të zgjidhet çështja palestineze”, bëri të ditur Abbas.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të enjten 13 gusht se Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kishin arritur një marrëveshje për "normalizimin e plotë të marrëdhënieve të tyre".

Ndërkaq Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duke cituar postimin e Trumpit, kishte thënë se "Kjo është një ditë historike".

Në vitin 2002 vendet anëtare të Ligës Arabe në komunikatën e Iniciativës Arabe për Paqe të miratuar në mbledhjen e mbajtur në Bejrut të Libanit refuzuan normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin deri sa ky i fundit nuk e njeh shtetin e pavarur të Palestinës me kufijtë e vitit 1967 dhe me kryeqytet Jerusalemin Lindor.

 


Lajme të ngjashme