Lukashenko propozon përsëritjen e zgjedhjeve sipas kushtetutës së re

Në një fjalim që mbajti në Minsk Presidenti Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko ka vlerësuar dhe ofruar përsëritjen e zgjedhjeve presidenciale, parlamentare dhe vendore sipas kushtetutës së re.

1474841
Lukashenko propozon përsëritjen e zgjedhjeve sipas kushtetutës së re

Presidenti Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko në fjalimin që mbajti në kryeqytetin e vendit, Minsk ka vlerësuar kërkesat për një kushtetutë të re.

Lukashenko tha se kushtetuta e re do të miratohet me referendum popullor, ndërsa shtoi se duhet përgatitur një kushtetutë, e cila të mos refuzohet nga opozitarët.

Kjo [kushtetuta] duhet të miratohet përmes një votimi popullor. Sepse në këtë mënyrë kemi miratuar edhe kushtetutën e mëparshme. Nëse dëshironi ne mund t’i mbajmë zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale sipas kushtetutës së re", propozoi ai.

Kurse në fjalën që mbajti të nesërmen në mëngjes presidenti bjellorus Lukashenko, tha se askush nuk duhet të presë që ai të marrë vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve si rezultat i presionit.

Protestat filluan në të gjithë vendin pas shpalljes së fitores së Lukashenkos në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën javën e kaluar në Bjellorusi.

Opozita bëri thirrje për përsëritje të zgjedhjeve, të cilat i cilëson të manipuluara.



Lajme të ngjashme