Siri – Ushtria e Lirë Siriane parandaloi një tjetër sulm terrorist në Tel-Abyad

Ushtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane zbuluan një motoçikletë të ngarkuar me bombë në vendbanimin Sluk të nënprefekturës Tel-Abyad të Sirisëç

1474212
Siri – Ushtria e Lirë Siriane parandaloi një tjetër sulm terrorist në Tel-Abyad

Ushtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane zbuluan një motoçikletë të ngarkuar me bombë në vendbanimin Sluk të nënprefekturës Tel-Abyad të Sirisë të spastruar nga terrori me operacionin “Burimi i Paqes” dhe kështu parandaluan sulmin terrorist.

Ziyad Hafal, zëdhënësi i grupit Ahrar Sharkiyye që është pjesë e Ushtrisë së Lirë Siriane, deklaroi se forcat e sigurisë përcaktuan një motoçikletë me bombë të braktisur në udhëkryqin e zonës industriale në këtë vendbanim.

Halaf bëri të ditur se motoçikleta u largua në mënyrë të sigurt nga rajoni dhe u asgjësua në një vend të largët nga civilët nga ekspertët e mjeteve shpërthyese.

Bëhet e ditur se pjesëtarët e grupit të njëjtë të forcave të sigurisë më 7 gusht parandaluan 2 sulme të tjera terroriste.

Me qëllim të prishjes së stabilitetit dhe qetësisë në rajonet Tel-Abyad dhe Rasulayn organizata separatiste terroriste YPG/PKK herë pas here kryen sulme terroriste ndaj civilëve dhe vendeve të frekuentuara në këto rajone.

Vendbanimi Sulk i Tel-Abyad-it që ndodhet në territoret siriane përballë nënprefekturës Akçakale të Turqisë, u spastrua nga terroristët e YPG/PKK-së nga Forcat e Armatosura Turke.

 


Lajme të ngjashme