Belgjika 605 ditë pa qeveri, përpjekjet dështojnë sërish

Bart De Wever i nacionalistëve flamandë dhe Paul Magnette i socialistëve të Valonjës, të cilët ishin ngarkuar nga Mbreti Philippe për të dëgjuar koalicionet e mundshme, u tërhoqën nga përpjekja e tyre.

1473446
Belgjika 605 ditë pa qeveri, përpjekjet dështojnë sërish

Edhe pse kanë kaluar 605 ditë nga dorëheqja e qeverisë së fundit të zgjedhur dhe rreth 500 ditë nga zgjedhjet parlamentare në Belgjikë, perspektiva e një progresi në formimin e koalicionit qeverisës duket ende e largët.

Bart De Wever i nacionalistëve flamandë dhe Paul Magnette i socialistëve të Valonjës, të cilët ishin ngarkuar nga Mbreti Philippe për të dëgjuar koalicionet e mundshme, u tërhoqën nga përpjekja e tyre.

Në fillim të javës tjetër, mbreti pritet të emërojë një ekip të ri ndërmjetësish.

Qeveria aktuale e kujdestarisë, e udhëhequr nga Kryeministrja liberale, Sophie Wilmes, mbështetet nga tri parti që kontrollojnë vetëm 38 nga 150 vendet në Parlamentin belg.

Por qeveria e përkohshme e Wilmes është e kufizuar me një mandat jo më të gjatë se 6 muaj dhe është e përqendruar vetëm në trajtimin e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Ajo duhet të fitojë një tjetër votëbesim parlamentar në shtator, përndryshe Belgjika mund të shkojë në zgjedhje të reja.



Lajme të ngjashme