"Traktati i Sevres vdiq 100 vjet më parë"

Organizata terroriste YPG/PKK, e cila e shikon Traktatin e Sevrës si një “pretekst lufte” duhet ta pranojë që ai është një traktat i vdekur, thotë Këshilli Botëror i Asirianëve (WCA) në një deklaratë të shkruar.

1471429
"Traktati i Sevres vdiq 100 vjet më parë"
dunya suryaniler konseyi sevr anlasmasi.jpg

Organizata terroriste YPG/PKK, e cila e shikon Traktatin e Sevrës si një “pretekst lufte” duhet ta pranojë që ai është një traktat i vdekur, thotë Këshilli Botëror i Asirianëve (WCA) në një deklaratë të shkruar.

Këshilli Botëror i Asirianëve (WCA) i kryesuar nga Johny Messo lëshoi një deklaratë të shkruar, ku nënvizon se Traktati i Sevrës – i nënshkruar midis Shteteve të Antantës dhe qeverisë Osmane pas Luftës së Parë Botërore më 10 gusht të vitit 1920 – nuk duhet të përdoret më si një klithmë lufte.

Ky traktat jetëshkurtër anashkalon realitetet historike dhe juridike. Duhet pranuar që traktati i nënshkruar njëqind vjet më parë është i vdekur,- vijon deklarata.

Me firmosjen e Traktatit të Lozanës më 24 korrik 1923, Traktati i Sevrës mbeti i pavlefshëm, thekson WCA në deklaratën e shkruar dhe bën këtë vlerësim:

"Ndërsa sot PKK-ja kryen akte terroriste kundër Turqisë nga pjesa juglindore e vendit, nga verilindja e Sirisë dhe veriu i Irakut, kurse krahu i saj në Siri YPG/PYD është duke krijuar fshehtas një shtet kurd në Siri. Këto grupe të armatosura ilegale, që marrin mbështetjen e disa vendeve perëndimore dhe mediat, nga njëra anë shtojnë konfliktet rajonale duke kërcënuar integritetin territorial të Turqisë dhe Sirisë dhe nga ana tjetër, ato provokojnë asirianët në atdheun e tyre. Traktati i Sevrës, i cili vdiq njëqind vjet më parë, nuk mund të jetë një justifikim i ligjshëm për këto akte".

 


Lajme të ngjashme