Ministrat e Jashtëm të BE do të zhvillojnë një takim të jashtëzakonshëm

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell njoftoi se ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së do të zhvillojnë një takim të jashtëzakonshëm të premten, 14 gusht.

1471708

Në profilin e tij në median sociale, Borrell shkruan se në Këshillin e Marrëdhënieve të Jashtme që do të mblidhet [online] të premten pasdreke do të diskutohet mbi zhvillimet e rëndësishme në Mesdheun Lindor, Bjellorusi dhe Liban.

Raportohet se në këtë takim ministrat e Jashtëm do të marrin pjesë me videokonferencë.

Lajme të ngjashme