Jemen: Përmbytjet shkaktojnë 174 të vdekur

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Jemen është rritur në 174.

1471810
Jemen: Përmbytjet shkaktojnë 174 të vdekur

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Jemen është rritur në 174.

Sipas informacioneve të marra nga burimet qeveritare, për shkak të motit të keq që ka ndikuar vendin, në rajonet e kontrolluara nga qeveria, në 3 javët e fundit kanë humbur jetën 40 persona.

Dy e treta e personave që kanë humbur jetën ishin në qytetin Marib në lindje të vendit dhe për shkak të përmbytjeve ka pasur edhe të plagosur.  

Edhe në deklaratën e huthitëve ishte bërë e ditur se për shkak të përmbytjeve në kryeqytetin Sana kanë vdekur 134 persona dhe 124 të tjerë janë plagosur.

Në Jemen për shkak të infrastrukturës së pamjaftueshme, shirat e rrëmbyeshëm nxjerrin rezultate strategjike.

 

Fjalët Kyçe: #Sana , #Marib , #përmbytje , #Jemen

Lajme të ngjashme