Vazhdojnë protestat në Bejrut pas shpërthimit të fuqishëm të 4 gushtit

Në Bejrut, kryeqytetin e Libanit, forcat e sigurisë ndërhynë të dielën me gaz lotsjellës ndaj protestuesve që kërkonin të ecnin drejt ndërtesës së parlamentit.

1470018
Vazhdojnë protestat në Bejrut pas shpërthimit të fuqishëm të 4 gushtit

Bejrut, kryeqytetin e Libanit, forcat e sigurisë ndërhynë të dielën me gaz lotsjellës ndaj protestuesve që kërkonin të ecnin drejt ndërtesës së parlamentit.

Një grup protestuesish i mbledhur në sheshin “Dëshmorët” në qendër të kryeqytetit protestuan emrat dhe autoritetet politike që ngarkojnë me përgjegjësi për shpërthimin e fuqishëm që ndodhi ditën e martë më 4 gusht në Portin e Bejrutit.

Protestuesit ecën drejt ndërtesës së Parlamentit, që ndodhet pranë sheshit “Dëshmorët” dhe njëkohësisht sulmuan me gurë forcat e sigurisë që janë dislokuar në zonë, këto të fundit ndërhynë me gaz lotsjellës.

Ndërkaq dhëndri i Presidentit Michel Avn dhe deputeti Shamil Rukiz, që shkoi në shesh për t’u bashkuar me protestuesit, u përball me reagimin e tyre, të cilët bëjnë të ditur se nuk duan asnjë politikan mes tyre.

Mijëra qytetarë të mbledhur në kryeqytet një ditë më parë kishin protestuar autoritetet shtetërore që mbajnë përgjegjës për shpërthimin që shkaktoi efektin e tërmetit në qytet dhe vdekjen e 158 dhe plagosjen e mbi 6 mijë të tjerëve.

Protestuesit që kërkuan të ecin drejt ndërtesës së Parlamentit dhe bastisën disa nga ndërtesat e ministrive ishin përballur me ndërhyrjen e forcave të sigurisë. Në ngjarjet që vazhduan deri në orët e vona të natës humbi jetës një efektiv i forcave të sigurisë dhe u plagosën 70 të tjerë. Në ngjarje u plagosën 238 persona dhe pati 20 të arrestuar.

 


Lajme të ngjashme