Libi – Dy avionë ushtarakë transporti rusë ulen në Sirte, që kontrollohet nga puçisti Haftar

Ushtria e Libisë deklaroi se të dielën 2 avionë transporti rus u ulën në qytetin Sirte, që kontrollohet nga milicët e Halife Haftar, udhëheqësi i forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit.

1470127

Zëdhënësi i Zyrës së Operacionit të Përbashkët në Sirte dhe Cufra, Gjenerali Abdulhadi Dirah tha se avionët në fjalë u ulën në aeroportin ndërkombëtar “Gardabiya” të qytetit.

Ai u shpreh se avionët rusë ishin avionë ushtarakë transporti dhe bëri të ditur se nuk zotërojnë informacione të detajuara për ngarkesën që transportonin, por mendojnë se ishin municione ushtarake. 

Halife Haftar, që mbështetet nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Rusia u kishte dhënë urdhër milicëve më 4 prill 2019 për të sulmuar kryeqytetin Tripoli dhe e kishte shtyrë vendin në një valë dhune.

Ushtria e Libisë, në kuadër të operacionit “Furtuna e Paqes” që filloi më 25 mars kundër milicëve të Haftarit, më 3 qershor mori kontrollin e të gjithë kufirit administrativ të kryeqytetit Tripoli dhe në 5 qershor mori kontrollin e qytetit strategjik Terhune.     

Gjithashtu ushtria libiane më 6 qershor kishte bërë të ditur se kishte filluar operacionin “Rrugët e Fitores” për të shpëtuar nga milicët e Haftarit Sirten, Bazën Ushtarake Ajrore Cufra dhe rrethinat e saj, duke u dislokuar në këtë rajon.

Lajme të ngjashme